Abelard Tahiri – Albulena Haxhiut: Jeni në panik se do të dilni të katërtit në zgjedhje

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe ish deputetja e LVV-së Albulena Haxhiu janë përfshi në një debat të ashpër.

Tahiri i tha Haxhiut se partia e saj tani janë në panik sepse e din që do të dalin të katërtit në zgjedhje.

“Ju nuk jeni me komentu punën e gjykatësve të Kosovës. Pas 6 tetorit dalim fitues dhe ju do vazhdon të mbesni në opozitë. Keni vazhdu me ju vardis Z. Mustafës për koalicion. Sot vërtet e keni problem që AAK-PSD do dalin të tret dhe ju do dilni të katërt. Parti opozitare jeni dhe ende nuk ja keni dal me prezantuar një planë para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri në debat në RTK.

Tahiri po ashtu tha se LVV-ja tash e tre javë është duke ju vardisur LDK-së për koalicion, pasi është në panik nga koalicioni AAK-PSD.

“Panikun tuaj e keni shpreh që tri javë duke ju vardisur Isa Mustafës, dhe tash jeni në panik se e dini që AAK-PSD do dal e treta dhe ju të katërt”.

Haxhiu e akuzoi se kanë votuar për t’ia rritur pagën vetës.
“Qeveria ka rrit pagat për zyrtarët dhe prokurorët, sot gjyqtarët dhe prokurorët i kanë rroga më të mëdha se ministrat. Unë nuk kamë marr asnjëherë pagë me rritje”, i është kundërpërgjigjur Tahiri.