Treni godet një veturë në Ferizaj

Treni ka goditur një veturë në Ferizaj sonte rreth orës 20:00, tek rruga që dërgon për në qytetin e Gjilanit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën që të dërgon për Gjilan, persona të lënduar nuk ka, ka vetëm dëme materiale. Njësitet e policisë me të dëgjuar për rastin kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, Kanun Veseli nga zyra për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Ai ka thënë se përveç dëmeve materiale, nuk ka pasur persona të lënduar.