U bënë pjesë e ISIS’it, aktakuzë ndaj burrit dhe gruas që u kthyen nga Siria

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me inicialet V.K dhe F.D., për veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist jashtë territorit të vendit.

Njoftohet se e pandehura V.K., me qëllim që të pjesëmarrjes në veprimtarinë e grupeve terroriste ISIS në Siri, rreth pesë vjet më parë, së bashku me bashkëshortin e saj M.B., dhe me të pandehurit e tjerë, ndër ta edhe F.D., janë nisur për në Maqedoni, për të arritur në Turqi e më pas për të vazhduar për në Siri, ku edhe i janë bashkangjitur grupit terrorist.

Siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga kjo gjykatë, ajo me këto veprime i ka kryer në vazhdimësi, deri në kohën kur është dorëzuar te forcat kurde, në fillim të vitit 2019, e ku ka qëndruar për rreth dy muaj, kurse më 20.04.2019 është deportuar në Kosovë.

Ndërsa, i pandehuri F.D., me qëllim që të marrë pjesë në veprimtarinë e grupeve terroriste ISIS në Siri, më 30.03.2015, duke vepruar me dashje dhe në dijeni për veprimet e veta, fillimisht nga Kosova ka shkuar në Shkup, së bashku me gruan e tij, të pandehurën G.A. dhe me të pandehurit e tjerë, ndër ta M.B dhe V.K., kanë udhëtuar në drejtim të Stambollit-Turqi, e ku më pas ka hyrë në territorin e Sirisë dhe i bashkëngjitet grupit terrorist ISIS. /gazetametro.net