Ujdia finale zgjidh problemet në Veri, sipas profesorit amerikan

Profesori amerikan në universitetin e New York-ut, Alon Ben-Meir ka thënë se nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja nuk angazhohen për zgjidhje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, veriu do të jetë vazhdimisht problem.

Sipas tij, barrikadat momentalisht janë vazhdimësi e problemeve të mëparshme si targat dhe largimi prej institucioneve.

“Konflikti parësor mes Kosovës dhe Serbisë momentalisht është statuti i Bashkësisë së Komunave Veriore Serbe në veri të vendit”, duke shtuar më pas se i njëjti problem do të jetë pikëndezje edhe për muajt e ardhshëm.

“ShBA dhe BE duhet të angazhohen maksimalisht për zgjidhje përfundimtare”, shtoi tutje ai përmes rrjetit social “Facebook”.

Më poshtë edhe postimi i plotë: