Varet në litar një person nga Deçani, e shpëton familjari në momentet e fundit

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në fshatin Irzniq të Deçanit. Një person ka tentuar vetëvrasjen.

Sipas Indeksonline, I.Dervishaj është varur në litar në shtëpinë e tij.

Para se të kryente aktin, deçanasi i ka lënë një amanet një familjari që ndodhet në një shtet të huaj. Me të pranuar mesazhin, mërgimtari ka njoftuar familjarët për aktin e tij.

Një nga familjarët ka arritur ta gjente të varur në litar qytetarin në fjalë duke e shpëtuar nga vdekja në momentet e fundit të jetës. Ai është dërguar në spital dhe po trajtohet nga plagët e marra.

Burime të Indeksonline-t bëjnë të ditur I.Dervishaj ishte në borxhe të mëdha për shkak të fajdeve dhe për këtë arsye ka tentuar ta privonte veten nga jeta.

Lini një Përgjigje