Vdes në moshën 33-vjeçare trajneri kosovar i basketbollit

Të mërkurën e 20 dhjetorit ka ndërruar jetë trajneri 33-vjeçar i disa skuadrave të basketbollit kosovar, Illmen Bajra.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar njëri nga klubet në të cilin punoi, KB Prizreni.

“Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit, ishte pjesë e përfaqësueses, njëherit edhe gjysmë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do ta kujtojmë Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do të jetë në zemrat tona”, ka shkruar KB Prizreni në Facebook.