Vdes në QKUK këmbësori që u lëndua në Fushë Kosovë

Ka vdekur në QKUK një këmbësor i aksidentuar më 9 prill në Fushë Kosovë.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se këmbësori ka vdekur gjatë kohës sa po trajtohej në QKUK.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Fushë Kosovës (NN) 09.04.2022 – 21:27. Lidhur me rastin, me 17.04.2022 nga QKUK është raportuar se këmbësori mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.