Vdes nënoficeri i FSK’së, pasi kreu ushtrimet fizike

Një nënoficer i FSK’së i cili punonte në batalionin e reagimit të shpejtë në Mitrovicë ka vdekur sot pasi ka kryer testimet fizike.

Vdekjen e 47-vjeçarit e ka konfirmuar për Gazetën Express zyrtari për informim i Ministrisë së Mbrojtjes, Ibrahim Shala.

“Mund të konfirmoj vdekjen e një nënoficeri”, ka thënë Shala.

Portali online “Jepi zë” thotë se bëhet fjalë për Baki Ejupi.

Ai ishte nga Podujeva por me punë në batalionin e shpejtë në Mitrovicë.