Vedat Muriqi e mbylli sezonin me një tjetër rekord

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka mbyllur sezonin 2018/19 në mënyrë të shkëlqyeshme.

Skuadra e tij Rizespor, arriti që ta mbyllë sezonin në pozitën e 10-të me 41 pikë, dhe Vedat Muriqi padyshim që ishte ndër lojtarët kryesor të skuadrës.

Muriqi e mbylli sezonin me 17 gola e 8 asistime, duke qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin turk.

Para tij, siç shihet në postimin e Muriqit në “Facebook”, u rendit sulmuesi i Galatasaray, Mbaye Diagne, me 30 gola.

Vedat Muriqi barazoi rekordin e tij më të mirë të golave në një sezon, pasi 17 gola i ka shënuar dhe me Giresunspor, por në kategorinë e dytë.

Për këto paraqitje të shkëlqyeshme të treguara në këtë sezon, për Muriqin kanë shprehur interesim shumë skuadra./Fokusi.info/