Tifozi i vuri laserin në sy Schmeichelit, UEFA nis procedurë hetimore kundër Anglisë

Anglia mund të dënohet nga UEFA.

Gjatë penaltisë e cila e dërgoi Anglinë në finale të “Euro 2020”, një tifoz i “Tre Luanëve” i kishte drejtuar një dritë laser portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichel, për ta hutuar atë dhe për ta penguar që të shohë qartë.

Sidoqoftë, strategjia e tifozit nuk pati sukses pasi Schmeichel e mbrojti penalltinë e Kane dhe ky i fundit shënoi me fat nga topi i kthyer.

Mirëpo, tani UEFA ka hapur hetim ndaj Anglisë për rastin ku dhe mund t’i shqiptojë gjobë Anglisë.

Anglia do të përballet me Italinë në finale të “Euro 2020”.