Vendim nga Federata Gjermane, anulohet Bundesliga?

Koronavirusi ka bërë qe të anulohen shumë aktivitete sportive.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) do të zhvillojë një takim urgjent për të diskutuar mundësinë e pezullimit të sezonit 2019/20 të Bundesligës pasi mbrojtësi i Hannover, Timo Hübers doli pozitiv për Covid-19 të martën.

Sipas Bild, DFB dhe 36 drejtuesit e klubeve nga Bundesliga dhe Bundesliga 2 do të takohen në fillim të javës tjetër për të diskutuar se çfarë masash duhet të merren pasi kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi se deri në 70 përqind të vendit mund të kontraktojnë me virusin.

Ndeshjet po anulohen ose luhen pas dyerve të mbyllura nëpër vendet e prekura në Evropë dhe Gjermania është e përgatitur të pezullojë pjesën tjetër të sezonit plotësisht nëse vlerësohet e nevojshme.

Shtyrja e të gjitha ndeshjeve të mbetura është përjashtuar për shkak të orarit të takimeve ndërkombëtare në muajt e ardhshëm.

“Ne do të veprojmë sipas situatës. Gjërat mund të ndryshojnë çdo ditë”, citohet të thoshte një burim i afërt me diskutimet.

Ndërkohë, ndeshjet e kësaj fundjave në Bundesliga do të luhen pa spektatorë në stadiume./gazetasportal.com/