Veseli: Profesor Blaku u angazhua për ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të profesorit universitar Rifat Blaku.

Ai, përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook tha, se Duke marrë pjesë aktivisht në jetën politike e publike, profesor Blaku u angazhua për ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë të ri.

“Me keqardhje mësova lajmin për vdekjen e profesorit dhe demografit të njohur, Rifat Blaku. Ai ishte një njeri me virtyte të larta që punoi shumë dhe kontribuoi në edukimin e gjeneratave të reja. Duke marrë pjesë aktivisht në jetën politike e publike, profesor Blaku u angazhua për ndërtimin dhe forcimin e shtetit tonë të ri. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën e punuan me të”, ka shkruar Veseli.