Vetura godet 60-vjeçarin në Gllamnik të Podujevës, dërgohet në Emergjencë në gjendje të rëndë

Një kalimtar rasti është goditur para pak minutash nga një veturë në fshatin Gllamnik të komunës së Podujevës.

Sipas kalimtarëve të rastit, viktima i moshes 60-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore.

I njejti është dërguar për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë ekipet mjekësore dhe policia.