Votat për Kodin Civil: Haxhiu thotë se iu duhet edhe ca kohë

Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë.

Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka konfirmuar se kanë nisur me takimet që nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Siç e ka përmendur edhe kryeministri Kurti, Kodi civil është pjesë e agjendës sonë. Ne kemi qenë në takime me deputetët veç e veç dhe na duhet edhe ca kohë që ta kemi mbështetjen e deputetëve të kuvendit, por është e rëndësishme që të votohet edhe nga deputetët e opozitës”, tha Haxhiu për Klankosova.tv.

“Mendoj që takimet me deputetët e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes do të vazhdojnë, qoftë në takime të përbashkëta, qoftë në takime veç e veç, por ne duhet të sigurohemi që nëse procedohet në kuvend, ky ligj të kalojë”.

Ajo tutje tha se s’kanë caktuar ende një datë për seancën në të cilën pritet të votohet për këtë projektligj, por tha se “sa më shpejt që të dërgohet, është aq më mirë”.

Lini një Përgjigje