Vrasje e dyfishtë në Prizren

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Prizren.

Sipas raportimeve të medieve bëhet fjalë se brenda një shtëpie janë gjetur trupat e të dy viktimave, shkruan lajmi.net.

Gjithmonë referuar atyre që shkruhet në media, të dy viktimat dyshohet të jenë babë e bijë, ndërsa viktima mashkull raportohet të jetë zyrtar i Policisë së Kosovës.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një konfirmim nga autoritetet e sigurisë në Prizren por ka qenë e pamundur.

Në vazhdim, do të iu mbajmë të informuar me lajmet më të fundit nga vendi i ngjarjes.