Vuçiq: Aksionet e fundit të Institucioneve të Kosovës kanë shkaktuar dëme të pariparueshme për mbijetesën e serbëve

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në fjalimin e tij në OKB, ka akuzuar institucionet e Kosovës se me aksionet e fundit kanë shkaktuar dëme të pariparueshme për mbijetesën e serbëve.

“Në muajt e kaluar, institucionet e Kosovës kanë krijuar kushte të padurueshme për jetën e serbëve dhe tani po kryejnë sulme të shumta sistematike ndaj civilëve serbë dhe persekutimit të tyre. Një situatë e tillë, nëse nuk ka reagim adekuat, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për mbijetesën e popullit serb në Kosovë”, tha Vuçiq në fillim të fjalës së tij.