Zaev nis fushatën, plaku shqiptar ia jep një mesazh interesant!

Ish-kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev ka nisur fushatën në qytete të ndryshme. Ai sot ka takuar disa banorë të komunitetit shqiptar në Haraçinë.

Siç përshkruhet në rrjetet sociale, Zaev bashkëbisedoi me një të moshuar, i njohur si “Haxhi Samiu”

“Po flisni për milionë, unë 100 euro nuk i kam në xhep”, i thotë ai.

Ndryshe, subjektet politike janë marrë vesh që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në këtë vend.

Vlen të theksohet se vendimi për zgjedhje të parakohshme vjen pasi Maqedonia e Veriut nuk arriti të marrë datën për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE.