Zbulohen detaje nga vrasja e 35-vjeçares, i dyshuari kishte aktakuzë për kanosje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë, në QKUK, në Prishtinë.

Një grua 35-vjeçare është vrarë me armë zjarri përballë hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se kanë filluar hetimet për të zbardhur rastin.

Dyshohet se autor është bashkëshorti i saj.

KALLXO.com zbulon se personi i dyshuar kishte aktakuzë për kanosje.

Aktakuza është ngritur më 10 gusht të këtij viti në Gjykatën e Ferizajt.

Aktakuza është për kanosjen ndaj bashkëshortes së tij, tashmë viktimë.