Zemaj flet pas vendimit të Qeverisë për masat e reja anti-COVID

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot vendimin për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se këto masa kanë ardhur pas rekomandimit të IKSHPK-së për të cilat ka kërkuar të respektohen me rigorozitet.

“Masat e reja, Ligji por edhe manuali duhet të respektohen me rigorozitet. Respektimi i masave të reja, disiplina qytetare kundrejt masave anti Covid dhe kujdesi, është rruga e suksesit tonë”, ka shrkuar Zemaj pas vendimit të Qeverisë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar shtatë të vdekur, 337 raste të reja me COVID-19 dhe 91 pacientë të shëruar.