Zhduket Musli Krasniqi nga Vushtrria, familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Ka tri ditë që Musli Krasniqi nga fshati Begaj i Vushtrrisë është zhdukur.

Familjarët thonë se deri me tani nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Ata kanë kërkuar nga qytetarët, kushdo që e sheh Musli Krasiqin ta lajmërojë vëllanë e tij, Mehdi Krasniqin apo dhe policinë.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook Rrezarta Krasniqi, e cila është familjare dhe anëtare e kuvendit të komunës në Vushtrri.

Postimi i plotë

“APEL!

Nga data 28 e këtij muaji kushëriri im Musli Krasniqi, nga fshati Begaj i Vushtrrisë është larguar nga shtëpia pa lënë asnjë adresë për destinacionin e tij. Mbesim të shqetësuar për fatin e tij. Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës e cila ka nisur kërkimin.
Ju jam mirënjohese nëse dikush nga ju na informon për vendodhjen e tij.”