Zhduket një vajzë e mitur në këtë qytet të Kosovës

Një vajzë e mitur është raportuar si e zhdukur në Ferizaj.

Rastin e ka raportuar në Polici, babai i vajzës së mitur, sipas së cilit, vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.