Zyrtare: Diego Godin transferohet tek Inter

Skuadra zikaltër ka zyrtarizuar blerjen e parë në këtë afat kalimtar veror.

Interi ka konfirmuar se ka blerë ish-mbrojtësin e Atletico Madridit, Diego Godin, si lojtarë të lirë.

33-vjeçari njoftoi në maj se do të largohej nga Atletico pas nëntë sezoneve te gjiganti i La Ligës.

Kalimi i pritur i uruguaianit në San Siro u konfirmua nga Interi të hënën, pasi Godin e mbaroi aventurën me Kombëtaren e në Kupën e Amerikës.

“FC Internazionale Milano njofton se është pajtuar të nënshkruajë kontratë me Diego Godinin, e cila do të zgjasë deri më 30 qershor 2022”, thuhet në njoftimin e Interit.