Zyrtare: Thiago Silva nënshkruan me Chelsean

Thiago Silva ka kompletuar transferimin te Chelsea, njofton faqja zyrtare e klubit.

Silva i është bashkuar klubit si agjent i lirë, pasi përfundoi kontratën me Paris Saint-Germainin, për të cilën luajti edhe në finale të Champions Leagues, transmeton Periskopi.

Kujtojmë se ”Të Kaltërit” tashmë kanë transferuar emra si Hakim Ziyech, Timo Werner, Ben Chilwell, Malang Sarr, si dhe është vetëm cështje orësh ose ditësh derisa të zyrtarizohet edhe ardhja e Kai Harvetzit nga Bayer Leverkuseni.