11 pasagjerë të lënduar nga rrokullisja e autobusit të Kosovës në Serbi

Para rreth një ore në afërsi të Krushevcit në Serbi është aksidentuar një autobus me pasagjerë nga Kosova.

Sipas mediumit serb, Novosti, autobusi i kompanisë “Zhitia Turs” ka rrëshqitur nga rruga dhe është rrokullisur.

Bëhet fjalë për rrokullisjen e autobusit të linjës Prishtinë- Grac, ku sipas informatave të para janë 11 pasagjerë nga Kosova të lënduar.