Aksident në aksin Laç-Fushë Krujë, lëndohet 26-vjeçarja

Një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Patokut në aksin Laç-Fushë-Krujë , ku dy automjete janë përplasur, një smart dhe një kamion.

E lënduar ka mbetur 26-vjeçarja, Sonila Gurra nga Tirana.

Ajo është dërguar në spitalin ushtarak në Tiranë./TCH/

Lezhë/Informacion paraprak

“Në autostraden Fushë-Krujë-Laç,pranë një karburanti ,mjeti tip Smart me drejtuese shtetasen S.G.,26 vjeçe, banuese në Tiranë,ka humbur kontrollin duke goditur nga pas mjetin tip kamion me drejtues shtetasin E.D.

Si pasojë ka mbetur e demtuar drejtuesja e mjetit Smart shtetasja S.G.,cila është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë ku më pas ka ndërruar jetë

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”