Aksident “Te Rrethi” në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur disa minuta më parë te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura të tipit “Skoda” dhe “Opel”.

Sipas dëshmitarëve, nuk bëhet fjalë për aksident të rëndë dhe të aksidentuarit kanë marrë lëndime të lehta trupore.

Në fotot e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet se në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Policia e Kosovës.