Albon Pervizaj shënon edhe fitoren e shtatë

Pak çaste më parë, në Hamburg të Gjermanisë, boksieri ynë i kategorisë së rëndë në boksin profesionist, Albon Pervizaj, mposhti me pikë Andrea Bungën, pas gjashtë raundeve.

Epërsia e tij ishte që nga raundi i parë dhe sa vinte e theksohej sidomos në raundin e pestë dhe të gjashtë.

Vendimi i gjyqtarëve vetëm sa e vërtetoi fitoren e Albonit, për të cilin kjo është e shtata me radhë në boksin profesionist dhe e dyta që e fiton me pikë.
Të gjitha duelet tjera i ka përfunduar me nokaut.

https://www.youtube.com/watch?v=6CsXP54xAeg