Anglia e mposht Kroacinë në ndeshjen hapëse të Grupit D

Anglia ka marrë tri pikët e para në Grupin D të Kampionatit Europian.

Tre Luanët kanë mposhtur Kroacinë me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Rahem Sterling në minutën e 57-të pas një asistimi të Phillips.

Me këtë fitore, Anglia është e para me tri pikë, Kroacia nuk ka asnjë pikë.

Nesër nga ora 15:00 luhet ndeshja tjetër e grupit, ajo në mes të Skocisë dhe Çekisë.