Arrestohen tre persona për bixhoz të kundërligjshëm në Podujevë

Të premten rreth orës 17:30 janë arrestuar tre persona (dy burra dhe një grua) në fshatin Sekiraqë të Podujevës, pasi dyshohet se të njëjtit janë gjetur në një lokal të lojërave të fatit.

Sipas policisë, dy prej të dyshuarve janë punëtorë të lokalit ndërsa tjetri kishte qenë duke luajtur në një aparat të lojërave.

“Gjatë kontrollit nga inspektorët është konstatuar se biznesi dhe aparatet e lojërave kanë qenë të pa licencuara, ku nga ta janë konfiskuar 11 aparate të lojërave të fatit, ndërsa nga Policia janë konfiskuar 6.654 euro.

“Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”.