Atalanta kualifikohet në finale të Kupës së Italisë, eliminon Fiorentinën (Video)

Atalanta ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 2 – 1  në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale të Kupës së Italisë për të siguruar kualifikimin në finalen e madhe, raporton Fokusi.info.

Ishte Fiorentina e para që kaloi në epërsi me golin e Luis Muriel në minutën e 3-të.

Atalanta e barazoi rezultatin në minutën e 14-të përmes Josip Ilicic nga penalltia.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, fitoren Atalantës ia solli Alejandro Gomez, i cili shënoi në minutën e 69-të për rezultatin 2 – 1.

Atalanta fitoi me rezultat të përgjithshëm 5 – 4, pasi që ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 3 – 3.

Në finale, Atalanta do të përballet me Lazion.