Atletico ofron 15 milionë euro për Hysajn, ja sa kërkon Napoli

Atletico Madrid e do Hysajn dhe ka ofruar 15 milionë euro për shqiptarin. De Laurentiis do më shumë se 20 milionë.

Sipas asaj që raporton ‘AS’, Atletico Madrid vazhdon të insistojë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Numri një i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është i gatshëm që të heqë dorë nga shqiptari, pasi tashmë italianët kanë transferuar në pozitën e Hysajt, Giovanni Di Lorenzon, por s’do ta bëjnë pa çmimin e duhur.

Sipas burimeve të ‘AS’, Atletico ka ofruar 15 milionë euro, por De Laurentiis nuk do të pranojë ofertë nën 20 milionë euro.

Për lojtarin janë të interesuara edhe Interi dhe Juventusi, me ardhjen e Maurizio Sarrit, që është gati të marrë drejtimin e “Zonjës së Vjetër”, nuk përjashtohet që Hysaj ta veshë fanellën kampionëve të Italisë.

Atletico është afër transferimit edhe të mbrojtësit të Barcelonës, Nelson Semedo.