Berisha për strategjinë e sigurisë që e prezantoi Kurti: Është dokument i dobët, i përbërë nga qeveritë e kaluara

Kryetari i Komisionit për Siguri, Bekë Berisha e ka quajtur dokumentin e strategjisë për siguri që e propozoi kryeministri Albin Kurti, si të dobët, dhe që nuk është shqyrtuar nga ai.

Berisha ky dokument që është prezantuar nga Kryeministri Kurti, është i përbërë nga qeveritë e kaluara, njofton Klankosova.tv.

“Kam tri dokumente të strategjisë, të përpunuara nga qeveritë e kaluar, që janë kanë dobëta,dhe dokumentin që e propozoi Kurti, që është ky dokument që paraqet strategjinë kombëtar të sigurisë, që është një dokument, i përbërë nga dokumentet paraprake që kanë qenë të dobëta, por sikur është përforcuar nga fjalimi i Kurtit”, ka theksuar Berisha.

“Ky dokument i strategjisë të sigurisë kombëtare nuk është sekret, kanë drejtë të komentojnë qytetarët, deputetët, dhe komisioni për siguri, ky dokument është mbajtur fshehur nga komisioni për siguri, nga un”.

“Strategjia e fundit ka dal për publikun që në mars, as unë dhe as anëtarët e tjerë të komisionit nuk kanë qenë të informuar, dhe të japim kontribut në këtë si komision, qeveria e Kosovës strategjinë e sigurisë na e ka dhënë vetëm pasi është shqyrtuar nga kryeministri duke anashkaluar komisionin”.

“Strategjia nuk është dokument sekret, këtu ka drejtë të komentojnë qyetarët në rastin konkret është mbajtur sekret duke e fshehur këtë draft prej komisionit për siguri, nga unë personalisht, personalisht nuk jam informuar”.