Borell flet pas takimit me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor

Shefi i diplomacisë së BE’së, Josep Borrell ka njoftuar se ka takuar gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë Ana Bernabic, presidenti i Malit të Zi Milo Dukanovic dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës Millorad Dodik.

Borell duke folu për këtë ka theksuar rëndësinë e takimit, ku tha se ky rajon është prioritet kyç për Bashkimin Europian.

“Sot do t’i mirëpres gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor. Kjo është tradita që të diskutohet për regjionin me regjionin. Kjo është një mbledhje formale, ku mund të diskutojmë formalisht lidhur me tema strategjike dhe sfiduese për Evropën dhe regjionin e Ballkanit. Ne konsiderojmë se vendet e Ballkanit Perëndimor janë një nga prioritet më të larta të Bashkimit Evropian”, ka thënë Borell.