Celina i shënon supergol Manchester Cityt (Video)

Bersant Celina e ka dyfishuar epërsinë e Swansea Cityt në ndeshjen kundër Manchester Cityt, e cila po zhvillohet në kuadër të çerekfinaleve të FA Cup.

Në minutën e 29-të të ndeshjes, Celina e shënoi golin e dytë të ndeshjes, duke e dërguar skuadrën e tij në epërsi me rezultat 2:0, kundër ish-klubit, Manchester Cityt.