Certifikohet kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Jeton Salihu

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Jeton Salihu ka njoftuar se është certifikuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, shkruan Fokusi.info.

Përmes një njoftimi në facebook ai ka shkruar se motoja e tij është: “Borxh, vetëm QYTETARIT të Vushtrrisë, JO partive politike e grupeve të interesit”.

Postimi i plotë:

Borxh, vetëm QYTETARIT të Vushtrrisë, JO partive politike e grupeve të interesit
Të nderuar bashkëqytetarë të komunës së Vushtrrisë, sot nga KQZ mora konfirmimin përfundimtarë për certifikimin tim si kandidat i pavarur për kryetar të komunës së Vushtrrisë.

Të nderuar bashkëqytetarë, kërkesat dhe nevojat e juaja për një jetë më të mirë janë urdhra për mua.

Unë nuk kam asnjë obligim ndaj asnjë partie politike apo grupi të interesit.
Obligim do të kem vetëm për JU bashkëqytetarë të mi.
Prioritetet e mia në pika të shkurta do të fokusohen në:

-Investimet urgjente në parandalimin e rrezikimit të jetës së njeriut si nga fuqia madhore ashtu edhe nga pakujdesia njerëzore sepse jeta e njeriut është mbi të gjitha të mirat materiale

-Kujdes shëndetësor efikas, njoftim, sensibilizim e informim për të gjitha të arriturat shkencore në raport me pandemin Covid 19, dhe masat për mbrojtjen nga pasojat e tij përmes vaksinimit dhe masave tjera të cilat parashihen sipas ekspertëve shëndetësorë,

Ndihma periodike për qytetarët me sëmundje të rënda,

-Siguri në shkolla, përmirësim të arsimit, ndërtimin e minimum tri shkollave nëntë vjeçare në qytet, ndërtimi i qendrës për aftësim profesional,

– Ofrimin e shërbimeve administrative efikase,

– Investim në infrastrukturë publike si rrugë (asfaltim, kubëza ose zhavorr), ujë, kanalizim, rrymë, shërbime të internetit për ti krijuar qasje qytetarit edhe në zonat më të largëta,

– Krijim i vendeve të reja të punës përmes subvencionimit dhe mbikëqyrjes së projekteve për punësim familjarë dhe vetëpunësim në fusha të ndryshme, në veçanti subvencionimi në fushën e bujqësisë, blegtorisë e bletarisë,

– JO ndërtimeve pa leje e atyre në toka bujqësore,

– Menaxhimi dhe mbrojtjta e ujërave natyrore, sensibilizim për mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit, menaxhimi i mbeturinave dhe riciklimi i tyre,

– Rëndësi të posaqme do ti kushtoj zhvillimit kulturor në komunën tonë përmes rritjes së buxhetit për kultur rini e sport,

– Përkrahje për shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, të burgosurit politik, shoqatat e grave, shoqatën e të verbërve, personave me aftësi të kufizuara etj,

– Zbatimin e ligjit për punësimin e të paktën një personi me aftësi të kufizuar në çdo 50 punëtorë në sektorin publik,

– Mbulimin e të gjitha pozitave të lira të punës në administratën komunale përmes rekrutimit të jashtëm,

– Përkrahje dhe subvencionim i OJQ-ve,

– Rritje e numrit të bursave për studentë dhe subvencionim i nxënësve të shkollave të mesme dhe të rinjve të komunës sonë për arritje kulmimante në arsim dhe fusha të ndryshme,

– Politika jashtë sportit e në veçanti larg klubit të futbollit – kalimi i pronësisë së stadiumit nga prona komunale në pronësi të klubit të futbollit për 99 vite me kusht të mosndryshimit të destinimit.

– Pyllëzim i sipërfaqeve të shpyllëzuara dhe atyre të dëmtuara nga prerjet ilegale në bashkpunim me APK.

– Krijimi i hapësirave të gjelbërta dhe menaxhimi e mbrojtja e atyre ekzistuese,
– Mbrojtje sociale, shërbime sociale efikase,
– Ndërtimi i qendrës rekreative të kujdesit ditor për të moshuarit.
– Heqja e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Vushtrrisë,

E shumë të tjera të cilat do ti shpalosë më vonë gjatë ditëve në vijim në detaje.