Digjet një autobus në ‘Rrugën e Kombit’ (Foto)

Një autobus i linjës Kosovë – Shqipëri është përfshirë nga flakët në “Rrugën e Kombit”, në afërsi të Repsit, në Mirditë.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit ka dëme të shumta materiale, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.