Eliminohet Gjermania, ecin tutje Japonia e Spanja

Befasia më e madhe ka ndodhur në Grupin E ku Gjermania nuk ka mundur të kalojë fazën e Grupeve për t’u eliminuar që në start në Botërorin Katar 2022.

Japonia e ka mposhtur Spanjën me rezultat 2:1 dhe këtu mund të thuhet se Spanja luajti rolin më të madh që Gjermania të eliminohet pasi sikur kjo ndeshje të përfundonte me fitoren ose barazimin e spanjollëve gjermanët do të kualifikoheshin.

Në takimin tjetër Gjermania e ka mposhtur Kosta Rikën me rezultat 4:2 por kjo nuk i ka ndihmuar asgjë.