Foshnja e porsalindur fitoi 25 vjet udhëtim falas

Një vajzë irlandeze u lind në një tren.

Asaj i është dhënë një udhëtim hekurudhor me vlerë 25 vjet.

Vajza me fat erdhi në jetë rreth orës 15:05 në tren nga Galway në Dublin të martën. Një mjek dhe dy infermierë që ishin në tren në atë kohë, ndihmuan në lindjen e fëmijës.

Nëna dhe e porsalindura u dërguan në spital pas mbërritjes në Dublin dhe të dyja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kompania hekurudhore tha se ata do të siguronin transport falas për fëmijën “gjatë gjithë fëmijërisë dhe deri në moshën 25 vjeçare” për shkak të rrethanave unike të lindjes.