Galatasary kërkon mesfushorin e Kosovës që njihet si ‘bleta punëtore’

Galatasaray është e interesuar për shërbimet e Idriz Vocës

Idriz Voca aktualisht është pjesë e Luzernit ku ka kontratë me skuadrën zvicerane deri në qershor të vitit 2021.

Për Vocën, i cili njihet ndryshe si ‘bleta punëtore’ pasi kryen një punë të madhe në mesfushë duke mos u ndalur së vrapuari në asnjë moment tani po interesohet gjiganti turk, Glatasaray, trajner i të cilës është Fatih Terim.

Lajmet nga Turqia bëjnë të ditur se Galatasaray dëshiron ta huazojë yllin kosovar, por me mundësi blerje në fund të sezonit.

Ndryshe, për 22 vjeçarin më herët kishte shfaqur interesim edhe klubi i tjetër turk, Besiktas.