Ganimete Musliu akuzon ministrinë e Faton Pecit për shkelje të të drejtave të punëtorëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të cilën e udhëheq Faton Peci, po shkelen të drejtat e punëtorëve.

Musliu tha se punëtorët në këtë ministri po detyrohen të punojnë edhe të shtunave e të dielave, por edhe në ditë festash.

“Para tre dite në një intervistë në ATV thash se punëtoret e Ministrisë së   Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural detyrohen të punojnë edhe të shtunave e të dielave(foto 1 pjese nga intervista)  dhe ja faktet në foton 2 ku përveç të shtunës (sot) punëtoret do të punojnë edhe të hënën kur e tërë administrata është në pushim me qe e hëna është ditë feste  Po shkelen te drejtat e punëtorëve, Ligji i punës dhe Ligji për festat zyrtare”, ka shkruar Musliu në llogarinë e saj në Facebook, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se ditë më parë, Musliu e Peci kanë pasur një konflikt, ku deputetja e PDK-së ka hedhur ujë në drejtim të ministrit të Bujqësisë.