Goli i Armando Brojës dërgon Shqipërinë në pushim me epërsi

Shqipëria e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Izraelit me rezultat 1-0.

Ndeshja filloi me vonë, pasi që tifozët shqiptarë gjuajtën në fushë letra para se të niste përballja.

Shqipëria mori penallti në minutën e 22-të, pasi në zonë u rrëzua Myrto Uzuni, por pasi u shikua nga VAR, penalltia u anulua.

Izraeli kishte rast të mirë me Miguel Victor, por që topi shkoi afër zonës.

Armando Broja kishte dy raste të mira në minutat 37-të dhe 41-të, por në të dyja rastet porta e Ofir Marcianos mbeti e paprekur.

Në kohë shtesë Shqipëria fitoi penallti, kur në zonë u rrëzua Ivan Balliu.

Kësaj radhe peballti qëndroi dhe Armando Broja arriti të shënojë për 1-0.

Ndeshja po del të jetë e fortë dhe pjesa e dytë premton edhe më shumë.

Goli i Brojes: Video