Haliti: Skenari në veri, njësoj si i Ukrainës

Deputeti i PDK Xhavit Haliti, tha se e vlerëson ndërhyrjen e NATO-s për të dërguar trupa shtesë në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Euronews Albania, Haliti e konsideroi këtë si një veprim të duhur, pasi nëse NATO nuk do të ndërhynte Vuçiç mund të sulmonte përsëri, pasi sulmi i ndodhur në veri sipas deputetit ngjason shumë me ngjarjet e ndodhura në territoret e Ukrainës ku nisi lufta.

“Ky sulm i ngjason shumë ngjarjeve që kanë ndodhur rreth territoreve ku po luftohet me Ukrainën. Është skenar thuajse i njëjtë.

Ndaj them se NATO ka përgjegjësinë, e ka marrë detyrën nga Këshilli i Sigurimit dhe unë mendoj se do të marrë masa që mos të ndodhin situata të cilat do e përkeqësonin gjendjen”,-tha Xhavit Haliti.