Hamza: Sot nuk do të diskutohet për buxhetin

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se të martën nuk do të diskutohet për buxhetin në mbledhjen e qeverisë.

“Jo, nuk është në pyetje buxheti, se ne e kemi diskutuar çështjen e buxhetit. Do të thotë të gjitha ligjet që kanë qenë në Kuvend edhe kanë kaluar në komisione me shkresë na u kanë kthyer. Komisionet duhet me qenë funksionale. Por nëse mbahet mbledhja e Qeverisë, mbahet për çështje të rregullta të mirëmbajtjes së punës dhe aktivitete që janë të domosdoshme”, ka thënë Hamza.

Ai ka theksuar se mbledhje të qeverisë mund të ketë, por nuk do të thotë se është për buxhet.

Sipas tij në bazë të ligjit qeveria është dashur të miratojë dhe procedojë buxhetin deri më 31 tetor.