Haradinaj i çon ‘selam’ Kurtit për taksën

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që taksa e vendosur prej 100 për qind ndaj Serbisë të mbetet në fuqi.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë kundër idesë së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për reciprocitet me Serbinë.

Haradinaj pas mbajtjes së mbledhjes së Qeverisë në detyrë, ka thënë se taksa duhet të mbetet pavarësisht se i pëlqen ideja e Kurtit.