Haradinaj: Na duhet një qeveri e unitetit pa Kurtin, jo zgjedhjet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ekziston mundësia që në kuadër të legjislaturës ekzistuese t’i jepet mandati një qeverie të unitetit kombëtar deri në zgjedhjet e rregullta, në mënyrë që sipas tij, Kosova të kryejë agjendën të cilën e ka në tavolinë të bisedimeve.

Kjo sipas Haradinajt, shkarkimi i Kurtit do të ishte adekuat me mocionin e mosbesimit pasi, siç tha ai, kjo nuk është hera e parë që ndodh në vendin tonë.

“Zgjedhjet në demokraci gjithmonë janë zgjidhja, mirëpo edhe për të shkuar në zgjedhje pra duhet me ra një qeveri ekzistuese ose me i prit rregullat. Pra nëse dikush kërkon zgjedhje le të na tregon rrugën si me shku te zgjedhjet, pra cila është rruga dorëheqja e Kurtit, si e shtynë dikush Kurtin me dhënë dorëheqje si ia bien punën me dhënë dorëheqje, ta zëmë nëse është aty qëllimi. Pra më e mirë është me shkarku në demokraci me mocion dhe nuk është hera e parë në demokracinë tonë, mirëpo si me vepru në rast se mocioni ka sukses unë nuk besoj që duhet me shku menjëherë në zgjedhje, pra jo për shkak të asaj se cila parti sa fiton. Aleanca ka një pozicion bukur të konsoliduar të brendshëm edhe të kauzave edhe të argumenteve i kemi pas në vazhdimësi mirëpo duhet ta kalkulojmë çka është interesi i Kosovës”, tha Haradinaj në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.