I jep fund jetës i riu, bie nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes në qytetin e Vlorës, ku një i ri i ka dhënë fund jetës duke kërcyer nga lartësia e pallatit.

Fatkeqësisht i riu nuk ka mundur të shpëtojë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lagjen “Aleksandria” dhe viktima dyshohet të jetë vetë-hedhur.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po heton lidhur mbi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./lajmifundit.al/