Identifikohet personi i vrarë sot në Lipjan, dyshohet se u bë për shkaqe pronësore

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur në qendër të Lipjanit sot rreth orës 15:00, ku i vdekur mbeti një person, ndërsa një tjetër ende është duke u trajtuar në QKUK.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se personi i vdekur është F. K dhe dyshohet se është vrarë nga nipat e tij.

Shkaku i kësaj përleshjeje mësohet se ka ardhur për çështje pronësore.

Policia e ka konfirmuar Periskopin se nga kjo përleshje ka mbetur i vdekur një person dhe se një tjetër ka përfunduar me lëndime në kokë.

“Sot rreth ores 15:00 policia ka marre informaten per nje rrahje ne rrugen Lidhja e Prizrenit, ne Lipjan. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e nevojshme policore. Bazuar ne te dhenat fillestare te hetimit, si pasoje e perdorimit te mjeteve te forta dhe nje arme te ftohete (thike),gjate perleshjes, lendime te renda trupore kane pesuar dy persona. Te njetit jane derguar per tretman mjekesor ne QKUK, nga ku kemi pranuar informaten se njeri nga personat e lenduar ka nderruar jete. Aktualisht hetuesit policor jane duke punuar per sqarimin e te gjitha rrethanave qe kane te bejne me kete rast”, ka thënë për Periskopin Flora Ahmeti, zëdhënësja e PK për rajonin e Prishtinës.

Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që për çështje pronësore kanë ndodhur vrasje.