Ja si u infektua 73-vjeçarja nga Studimja e Vushtrrisë

73-vjeçarja nga fshati Studime e Poshtme (Ulët) e Komunës së Vushtrrisë, e cila rezultoi pozitiv me koronavirus (COVID-19), ishte kthyer në Kosovë nga Norvegjia disa ditë më parë.

Kështu ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një video-bisedë me Gazetën Insajderi.

“I dijmë kontaket e familjes. Është një nënë e cila është kthyer nga Norvegjia. Djali i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus në Norvegji, dhe në momentin që djali i saj rezultuar pozitiv me koronavirus, familja është vendosur në vetëizolim”, ka thënë Tahiri për Insajderin.

Kryetari Tahiri ka thënë se e gjithë familja e 73-vjeçares janë vendosur në karantinë.

Në këtë intervistë, e cila do të transmetohet e plotë në Insajderi Facebook pas pak minutash, Tahiri ka thënë se Komuna do ta shqyrtojë mundësinë e vendosjes në karantinë të të gjithë fshatit Studime e Ulët.