Janë rinumëruar mbi 92 për qind e vendvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri sot janë rinumëruar 92.89 për qind e vendvotimeve.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, në QNR po vazhdon procesi i rinumërimi të vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i dhe sipas të dhënave të fundit, vetëm sot deri në orën 16 janë rinumëruar 67 vendvotime.

Sipas tij, në përgjithësi, numri i vendvotimeve që janë rinumëruar nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani është 1307 vendvotime apo 92.89%.

“Kanë mbetur edhe 100 vendvotime për t’u rinumëruar dhe ky proces pritet të përmbyllet deri nesër, e diele”, ka shtuar ai.