Kastrati: Veteranët po trajtohen turpshëm nga Qeveria, kështu do t’i trajtonte vetëm Daçiqi

Projektligji i Pagës Minimale është miratuar në Kuvend pa përfshirjen e veteranëve.

Si shenjë revolte, veteranët do të dalin në protestë më 26 korrik, e që për deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati do të kenë përkrahje

“Çdo protestë e cila organizohet me këtë qëllim që veteranët me u përfshi në këtë ligj, natyrisht që ne e përkrahim. Është apo s’është organizim i jonë”, thotë Kastrati.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati kritikon Qeverinë se si po i trajton këtë kategori të luftës.

“Mënyra se si trajtohen veteranët, është sikur m’i trajtu ta zëmë Daçiqi, e jo një qeveri e Kosovës, kjo është e turpshme. Sot e kemi Mimoza Kusarin e cila del hedh vrerë me Radoiçiqin dhe me Simiqin aty kundër njerëzve që kanë dhënë gjymtyrë të trupit dhe janë plagosë për lirinë e këtij vendi”, tha ai.

Ligji i Pagës Minimale, Kastrati thotë se është bërë jashtë çdo rregulle.

“Në anën tjetër domethënë në terr natën e votojnë Projektligjin për Pagën Minimale të cilin ne e dërguam në Kushtetuese sepse është bërë jashtë çdo procedurë dhe shkelje kushtetuese dhe rregullores të Kuvendit së Kosovës, dhe unë besoj që të gjitha ato shkelje do të finalizohen me një aktvendim i cili do ta anulojë këtë seancë dhe të gjitha vendimet, përfshirë edhe vendimin për Ligjin për Pagën Minimale”, deklaroi ai për Front Online.